Shoqata Humanitare “Dumoshi” mbajti sot tubimin zgjedhor dhe informues për projektin: Ndërtimi i hapësirave në hyrje të fshatit deri te objekti fetar

Informim

Shoqata Humanitare “Dumoshi” mbajti sot tubimin zgjedhor dhe informues mbi progresin e projektit të saj të parë. Në praninë e 10 anëtarëve, kryetari i shoqatës, Tefik Bajrami, informoi të pranishmit për realizimin e projektit të parë: ndërtimi i hapësirave në hyrje të fshatit deri te objekti fetar. Ky projekt përfshiu rrafshimin e terrenit, mbjelljen e barit dhe mbjelljen e pemëve, ku edhe komuna kontribuoi në mënyrë aktive.

Sekretari Mehdi Podvorica theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për të realizuar projekte edhe më të mëdha në të ardhmen dhe shprehu mirënjohjen për Angjelika Bajramin, bashkëshorten e kryetarit, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm. Përmes kompanisë Glencore, ku ajo punon, janë dhuruar 16,050 franga zvicerane për shoqatën.

Mehdi Podvorica propozoi gjithashtu që mandati i kryesisë të zgjatet nga dy në pesë vite. Propozimi u miratua njëzëri nga anëtarësia.

Arkatari Ragip Podvorica prezantoi një raport të detajuar mbi financat e shoqatës, duke treguar se deri tani janë mbledhur 16,050 franga nga kompania Glencore dhe 9534.90 franga nga anëtarësia. Në gjirollogarinë e shoqatës aktualisht ndodhen 12,084 franga. Ai ftoi qytetarët e Dumoshit, kudo që ndodhen, të vazhdojnë mbështetjen e tyre për shoqatën.

Në shenjë falënderimi, Mehdi Podvorica dhe Ragip Podvorica i dorëzuan personalisht një mirënjohje zonjës Angjelika Bajrami për kontributin e saj të madh në shoqatë dhe për komunitetin.

Në përfundim, anëtarësia votoi unanimisht për rizgjedhjen e kryesisë aktuale me mandat 5-vjeçar:

Tefik Bajrami, kryetar

Mehdi Podvorica, sekretar

Ragip Podvorica, arkatar

Shoqata Humanitare Dumoshi fton të gjithë qytetarët e Dumoshit të kontribuojnë për të vazhduar projektet që përmirësojnë jetën e komunitetit.