SH.H. Dumoshi dhuron tavolinë pingpongu për Shkollën Musli Dumoshi

Shoqata Humanitare Dumoshi ka ndihmuar shkollën e fshatit Musli Dumoshi me një tavolinë pingpongu në vlerë prej 200 euro.
Shpresojmë që nga kjo nismë të dalë edhe ndonjë mjeshtër i ardhshëm i pingpongut.
Falënderojmë edhe profesorin Lundrim Podvorica për organizimin dhe angazhimin e tij.

I ftojmë të gjithë banorët e Dumoshit që të kontribuojnë në shoqatën e tyre, në mënyrë që të realizohen projekte edhe më të mëdha dhe më të dobishme për komunitetin.

Kryesia e Shoqatës Dumoshi
www.dumoshi.com