Shoqata humanitare “Dumoshi”, e themeluar me 3 Tetor 2021, në Zuchwill, Zvicër, nga diaspora e fshatit Dumosh në bashkëpunim me banorë tjerë rezidentë, është një shoqatë jo-politike, jo-fitimprurëse dhe jo-religjioze që synon të rregullojë infrastrukturën e fshatit, duke përfshirë rregullimin e fushave, mbjelljen e barit, pemëve si dhe sistemin e ujitjes.

Projekti i parë është rregullimi i infrastrukturës së fshatit, ndjekur nga ndihma për raste të sëmundjeve urgjente të banorëve si dhe shpërndarja e bursave për studentë të dalluar.

Buxheti i shoqatës sigurohet nga anëtarësia dhe donatorët dhe ofrohet në baza vullnetare. Shoqata deri e tani ka menaxhuar buxhetin me sukses të plotë dhe në mënyrë krejtësisht transparente.

Shoqata është e hapur për anëtarësi nga mërgimtarë dhe shoqata nga shtete të tjera, si dhe kompani vendore dhe ndërkombëtare.

Kryesia e shoqatës përbëhet nga:

Tefik Bajrami/Visoka – kryetar

 

Mehdi Podvorica – sekretar

  dhe

Ragip Podvorica – arkatar.