Njoftim nga Shoqata Humanitare “Dumoshi”

Shoqata Humanitare “Dumoshi” ka filluar me vendosjen e sistemit të ujitjes në parkun e fshatit Dumosh – Podujevë. Ujitja do të përdoret për pemët që janë mbjellur dhe ato që do të mbillen, si dhe për lulet që do të vendosen në hyrje të fshatit.

Falënderojmë nga zemra z. Shemsi Maqastena nga Dumoshi, i cili e ka realizuar të gjithë punën vullnetarisht dhe pa pagesë.

Gjithashtu, falënderojmë të gjithë kontribuesit e fshatit Dumosh për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre.

Me respekt,
Kryesia e Shoqatës Humanitare “Dumoshi”
Tefik Bajrami Visoka – Kryetar
Mehdi Podvorica – Sekretar
Ragip Podvorica – Arkatar

1dc204c2-f647-4825-8c52-3607cbe77ad1