Shoqata Humanitare “Dumoshi”, në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, ka realizuar dje mbjelljen e mbi 60 pemëve në hapësirat e fshatit Dumosh.
Falënderojmë banorin Shaban R. Podvorica, i cili udhëhoqi punimet së bashku me përfaqësues të komunës. Dumoshi, dalëngadalë por sigurt, po merr një pamje gjithnjë e më të bukur.
Shoqata do të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e hapësirave publike në fshatin Dumosh.
Me respekt,
Kryesia e Shoqatës Humanitare “Dumoshi”





