Nusret R. Podvorica, me banim në Zvicër, ka dhuruar 1,000 franga zvicerane për Shoqatën Humanitare “Dumoshi”. Kryesia e shoqatës e falënderon nga zemra Nusretin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për fshatin Dumosh.
Njëkohësisht njoftojmë të gjithë anëtarët se ka filluar pagesa e anëtarësisë për vitin 2026.
Shuma e anëtarësisë është:
100 franga zvicerane, ose
100 euro, ose
100 dollarë amerikanë.
Në pranverën e vitit të ardhshëm pritet të nisë projekti i radhës: ndërtimi i pushimores në parkun e Dumoshit. Projekti përfshin ndërtimin e një pushimoreje, mbjelljen e pemëve të larta që ofrojnë hije, vendosjen e lojërave për fëmijë, instalimin e përçuesit të ujit nga puset e parkut, si dhe rrethimin e hapësirës përkatëse.
Shoqata mbetet gjithmonë në shërbim të komunitetit.
Arkatar: Ragip Podvorica
Sekretar: Mehdi Podvorica
Kryetar: Tefik Bajrami (Visoka)
www.dumoshi.com
