Shoqata humanitare “Dumoshi” ka intensifikuar punimet në infrastrukturën e fshatit Dumosh, në komunën e Podujevës, duke përmirësuar kështu hapësirat publike dhe cilësinë e jetesës për banorët. Fillimisht, janë përgatitur dhe lavruar sipërfaqet e mjaftueshme dhe janë mbushur me dhe të përshtatshëm për mbjellje. Në vijim, këto hapësira do të gjelbërohen me mbjelljen e barit dhe pemëve, duke krijuar një mjedis të freskët dhe të shëndetshëm për komunitetin.
Për t’u shërbyer vizitorëve dhe banorëve, do të vendosen ulëse për pushuesit, ndërsa hapësirat do të gjallërohen me lule dekorative, duke i dhënë zonës një pamje më të bukur dhe tërheqëse. Ky projekt përfaqëson një angazhim të madh për zhvillimin dhe përmirësimin e mjedisit në Dumosh dhe synon të ofrojë një hapësirë të re çlodhjeje dhe relaksi për të gjithë banorët e fshatit.